spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
10:21
HomeSportSkiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë, zë vendin e dytë në Kupën e...

Skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë, zë vendin e dytë në Kupën e Botës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Skiatorja alpine shqiptare me origjinë italiane, Lara Colturi në ndalesën e parë të Kupës së Botës për vitin 2025, në Slloveni, u rendit sërish në vendin e dytë, për të dytën here në këtë edicion të Kupës së Botës, kur është vetëm 18-vjeç.

Në të dyja zbritjet e saj në Sllalomin Gjigand të Kranjska Goras në Slloveni, skiatorja kuqezi ishte në vendin e dytë menjëherë pas suedezes Sara Hector që ishte dhe fituesja e etapës.

- Advertisement -

Një sukses i jashtëzakonshëm për skiatoren shqiptaro-italiane e cila në këtë vit të parë pjesëmarrëse si konkurruese serioze tek të rriturat e gjen veten në vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm pas 9 ndalesash të Kupës së Botës duke lënë pas edhe për shkak dëmtimesh jo vetëm emrat e mëdhej të kësaj kategorie i 10 herë kampionen e botës amerikanen Mikael Schifrin por edhe zviceranën po kaq here numri 1 i botës Lara Gut Berhami.

18-vjeçarja italo-shqiptare garon me flamurin kuqezi dhe për herë të parë vendi ynë ia del të lërë gjurmë edhe në këtë disiplinë sportive.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat