spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
10:21
HomeSportRrahmani: Meritat për fitore i ka trajneri Conte

Rrahmani: Meritat për fitore i ka trajneri Conte

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Napoli fitoi 0-3 përballë Fiorentinës dhe këto tri pikë, ngjisin skuadrën e Contes në krye të Seria A.

Amir Rrahmani i dha meritat kryesore Kontes, ndërsa u tregua i kujdesshëm kur u pyet për titullin kampion.

- Advertisement -

“Kemi luajtur një ndeshje të madhe nga fillimi. Krijuam mundësi, por pasimi final mungonte dhe më pas golat erdhën. Meritat i shkojnë trajnerit tonë. Ne lëvizim më shumë në alternativa të ndryshme dhe kushdo nga ne mund të jetë i rrezikshëm përpara. Është shumë herët për të folur për titullin, jemi akoma në gjysmën e kampionatit. Duhet të shikojmë në ndeshjen e radhës, ka shumë lojë të vështira përpara nesh”, u shpreh Rrahmani.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat