Kancelari austriak Karl Nehammer ka njoftuar se do të japë dorëheqje në ditët në vijim pas dështimit të bisedimeve të koalicionit mes Partisë së tij Popullore Austriake (ÖVP) dhe Social Demokratëve (SPÖ) .
“Unë do të largohem si kancelare dhe si udhëheqës i Partisë Popullore në ditët në vijim dhe do të mundësoj një tranzicion të rregullt”, tha Nehammer në një video deklaratë në mediat sociale.
ÖVP konservatore dhe SPÖ e qendrës së majtë, ishin angazhuar në negociata që synonin formimin e një qeverie koalicioni pa Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ).
Partia liberale NEOS ishte tërhequr tashmë nga bisedimet të premten.
“Ne kemi negociuar gjatë por një marrëveshje me SPÖ për pikat kyçe nuk është e mundur”, tha Nehammer, i cili u bë kancelar në dhjetor 2021.
Shefi i SPÖ-së, Adreas Babler, akuzoi ÖVP-në se po luante lojëra taktike politike.
“Ne e dimë se çfarë kërcënon të ndodhë tani. Një qeveri FPÖ-ÖVP me një kancelar ekstremist të djathtë do të rrezikojë demokracinë tonë në shumë pika”, tha Babler.



