spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
10:21
HomeSportI dha lamtumirën Kombëtares, kthehet të luaj në ligën e tretë gjermane

I dha lamtumirën Kombëtares, kthehet të luaj në ligën e tretë gjermane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Klaus Gjasula mund t’i japë lamtumirën gjate merkatos së janarit skuadrës së Darmshtad, ku ka luajtur në edicionet e fundit.

Mesfushori, i cili pak kohë më parë i dha lamtumirën zyrtarisht edhe Kombëtares shqiptare, ka marrë një ofertë për t’iu bashkuar klubit të Rot Vais Esen.

- Advertisement -

Gjasula nuk po aktivizohet me Darmshtad, duke përfunduar në stolin e rezervave, me ndeshjen e tij të fundit të regjistruar në shtator të vitit 2024.

Për këtë arsye, një ndryshim ambienti do të ishte mirë edhe për vetë futbollistin 35-vjecar, i cili nuk dëshiron që fundin e karrierës ta kalojë si alternativë në stolin e skuadrës së Bundesligës 2.

- Advertisement -

Rot Vais Esen në fakt gjendet në kategorinë e tretë gjermane dhe aktualisht po lufton për t’u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Ndaj afrimi i Gjasulës, i cili ka eksperiencë në nivelet më të larta në futbollin gjerman si dhe me Kombëtaren kuqezi, do të ishte një armë e rëndësishëm plus për këtë skuadër që t’ia arrijë qëllimit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat