Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, do të njoftojë këtë të mërkurë vendimin e tij për të ndërprerë drejtimin e ekipit të bluve pas Botërorit të ardhshëm në Amerikën e Veriut.
Mediumi i njohur francez “L’equipe” raporton se Didier Deschamps nuk do të kërkojë një zgjatje të re pas vitit 2026.
Ai ka drejtuar ekipin francez që katërmbëdhjetë vjet, kur zëvendësoi Laurent Blanc, në fund të Euro 2012.
Deschamps do ta bëjë të ditur vendimin këtë të mërkurë, në lajmet e 13:00 në mediumin TF1.
Deschamps (56 vjeç) e kishte marrë vendimin e tij disa muaj më parë, por ai beson se ka ardhur koha që të zyrtarizohet për të mbyllur përfundimisht debatin për të ardhmen e tij.



