spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
11:51
HomeSportBroja i pafat, lëndohet sërish, këtë herë duket se situata është më...

Broja i pafat, lëndohet sërish, këtë herë duket se situata është më serioze

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Për Armando Brojën dëmtimet nuk kanë fund.

Sulmuesi shqiptar i Everton ka lënë fushën e lojës mbrëmjene kaluar i shoqëruar nga stafi i klubit.

- Advertisement -

Ditën e sotme mediet britanike kanë treguar pamje të reja ku shikohet se Brojës i është dhënë edhe oksigjen.

Dëmtimi ka shokuar të riun, i cili kishte nevojë për asistencë edhe më të kualifikuar.

- Advertisement -

Pa llogaritur mungesat në takimet e radhës 23-vjeçari në karrierën e tij ka humbur plot 72 ndeshje.

Situata këtë herë dukej e rendë pasi sulmuesi kuqezi doli nga fusha mes lotësh, në barelë dhe me maskë oksigjeni.

Leighton Baines, trajneri i përkohshëm i Everton pranoi pas ndeshjes se dëmtimi i Brojës duket serioz.

“Padyshim që dukej keq, ne e pamë të largohej me barelë nga ana tjetër e stadiumit. Nuk e dimë ende shkallën e dëmtimit, por shpresojmë të mos jetë serioz”, u shpreh trajneri i Evertonit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat