spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
03:16
HomeEkonomiOda Amerikane takon Richard Vermën, diskutuan për forcimin e ekonomisë

Oda Amerikane takon Richard Vermën, diskutuan për forcimin e ekonomisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti në takim zëvendëssekretarin Amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma, për, siç tha, të diskutuar forcimin e lidhjeve ekonomike dhe nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Oda tha se takimi ishte një mundësi për anëtarët e Odës Amerikane që të diskutojnë lidhur me sfidat rregullative, tregtare dhe të investimeve duke eksploruar në të njëjtën kohë rrugët për një bashkëpunim më të thellë.

- Advertisement -

“Oda Amerikane mbetet e përkushtuar për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve amerikane dhe palëve të interesuara ekonomike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në takim morën pjesë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Alexander “Sasha” Kasanof dhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së Anu Prattipati.

- Advertisement -

Verma sot u takua me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, Odën Ekonomike Amerikan, si dhe komunitetin e biznesit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat