spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
13:26
HomeSportMësohet gjendja e Brojës pas lëndimit

Mësohet gjendja e Brojës pas lëndimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e FA Cup kundër Peterborough, me sulmuesin e Everton që u fut në fushë si zëvendësues.

Në minutën e 82’, mbrojtësi kundërshtar shkaktoi një ndërhyrje të gabuar ndaj tij dhe kjo bëri që në fushë të ndërhynte menjëherë stafi mjekësor i klubit, ku për një moment i vendosën dhe maskën e oksigjenit.

- Advertisement -

“Padyshim që dukej keq. Ne e pamë atë të largohej nga ana tjetër e fushës dhe nuk ishim të sigurt nëse shkoi në spital apo jo. Ai nuk ka shkuar për momentin, pasi nuk e dimë ende shkallën e dëmtimit. Por fakti që nuk ka shkuar menjëherë, shpresojmë të jetë një shenjë e mirë”, tha tekniku i Everton pas sfidës.

Tani pritet që Broja të kryejë radiografinë për të kuptuar shkallën e dëmtimit, teksa në rrjet qarkullojnë postime se dëmtimi ka ardhur në kyçin e këmbës, një dëmtim që do 2-6 javë kohë për t’u rikuperuar.

- Advertisement -

Gjithashtu shpresohet të shmanget operacioni nëse është dëmtuar një pjesë e ligamentit të këmbës, rasti i së cilit do të kërkojë më shumë kohë për t’u rikuperuar, 8-12 javë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat