spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
13:33
HomeSportLacio impresionohet me lojtarin e Bayernit, gati marrëveshja për transferimin e tij

Lacio impresionohet me lojtarin e Bayernit, gati marrëveshja për transferimin e tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediat italiane kanë mësuar se emri i ri që do ui bashkohet lacialëve në ditët në vijim është Arijon ibrahimoviç.

Lojtari i datëlindjes 2005, është në pronësi të Bajern Mynih, por kërkon hapësira që të luajë rregullisht.

- Advertisement -

Ashtu si një vit më parë kur u transferua te Frozinone dhe dha prova të talentit të tij në Serinë A, ai do të huazohet këtë radhë te bardhekaltrit, të cilët kanë nevojë për një lojtar me fantazi në repartin e avancuar.

Bëhet e ditur se është arritur një akord me Bajern Mynih dhe Lacio do të huazojë me të drejtë blerje përfundimtare për rreth 10 milionë euro sulmuesin.

- Advertisement -

Bavarezët nuk kanë hequr plotësisht dorë nga futbollisti, ndaj kanë vendosur një klauzolë riblerje të tij për një shifër që nuk kalon 25 milionë euro.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat