spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
22:39
HomeRajoniShqipëria“Olsi Rama s’ka lidhje me laboratorin e Xibrakës”, Rama reagon pas njoftimit...

“Olsi Rama s’ka lidhje me laboratorin e Xibrakës”, Rama reagon pas njoftimit të SPAK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sot pas njoftimit të SPAK pak ditë më parë se vëllai i tij Olsi Rama nuk është i implikuar në laboratorin e Xibrakës.

“Vitin e shkuar deputeti Gazment Bardhi jashtënxorri në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim Olsi Rama. E denoncoi në publik si trafikant droge përmes një sajese kriminale. Sipas tij dy prokurorët e dosjes e paskëshin fshehur identitetin tim vëllai. Kam bërë durim, nuk kam dashur të flas unë me bindjet e mia, para se të flasë me drejtësia me provat e veta. SPAK deklaroi se ka arritur në përfundimin se Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar të dosjes në fjalë dhe s’ka asnjë fakt që të lidh tim vëlla me aktivitetin kriminal.

- Advertisement -

Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua. Kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua. Më kanë bërë përdhosës të familjes sime duke më akuzuar se në gjyqin e divorcit kam akuzuar ish gruan time se djalin tim e kishte me babain tim. Divorci im s’ka pasur asnjë konflikt, ka qenë tërësisht paqësor. Katrani i madh ka prodhuar një dokument gjyqi në atë kohë. Më kanë bërë homoseksual, biseksual, por zoti më ka bërë heteroseksual. Më kanë bërë dhunues grash, edhe i nënës sime.

Nëna ime e ndjerë u ndje aq e lënduar sa e çoi në gjyq katranin e madh, por ai çoi avokatët për të bërë paqe, se kështu e ka politika. Kur nëna ime nuk pranoi të tërhiqte padinë, doli edhe një gjyqtare katran që i vuri kapakun asaj dosje”, tha Rama. /Top Channel

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat