Myrto Uzuni mori vëmendjen të premten në barazimin e Granadas ndaj Burgos, edhe pse nuk ishte në fushën e lojës, por në tribunën e stadiumit.
Ultrasit e Granadës nisën brohoritjet “Uzuni qëndro” disa herë gjatë sfidës, duke bërë të qartë qëndrimin e tyre, ndërsa po në kor kërkuan largimin e drejtuesve, të cilët i kanë premtuar përmirësimin e kontratës futbollistit, por nuk e kanë bërë realitet.
Pas përfundimit të sfidës, teksa sulmuesi beratas po tentonte të dilte nga stadiumi, një numër i madh tifozësh po e prisnin.
Ata filluan ti këndonin duke i kërkuar që të qëndronte në ekip.
Të gjithë ishin me telefona në duar dhe disa patën mundësinë të bënin edhe fotografi me idhullin e tyre.
Ndaj kësaj përkrahje nuk ka munguar reagimi i Uzunit.
“Kam dashuri dhe respekt vetëm për personat që dinë të vlerësojnë.




