Në rrjetet sociale mediat në Maqedoni të Veriut, kanë publikuar pamje nga një kumtesë që është publikuar në ueb faqen e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ku mes tjerash Republika e Kosovës, është shkruar me emrin “Kosova dhe Metohija”.
Për këtë veprim është pyetur zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.
Ai tha se nuk pretendojnë që ta bëjnë shqiptarë kolegun e tij, Ivan Stoilkoviq.
“Ne nuk e mohojmë se Stoilkoviqi është përfaqësues i serbëve. Fatkeqësisht dmth…është përfaqësues i tyre dhe nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar atë, as të mendoj si ne, por dallimi mes neve dhe atyre të kaluarve kanë qenë se me vet iniciativë u bënë pjesë e Open Balkan, i cili nuk e njihte Kosovën. Ne Republikën e Kosovës e njohim. Takimi i parë i kryeministrit Mickoski ka qenë me kryeministrin Kurti”, tha mes tjerash Mexhiti.