Real Madrid nuk po mund ta përballoj lehtë humbjen që pësoi nga Barcelona, në finalen e Superkupës së Spanjës.
Kjo humbje ka zemëruar sidomos presidentin e Los Blancos, Florentino Perez, i cili ka dhënë dritën e gjelbër për 3 transferime.
Klubi mbretëror do synojë mbrojtësin anësor të Liverpool, Alexander-Arnold, profil që e ndjek prej kohësh.
Gjithashtu, pëlqehet mbrojtësi Huijsen i Bornemouth dhe mesfushori Zubimendi i Sociedad.



