Inter do të përballet me Bolognan me 15 janar, në ndeshjen e Serie A.
Trajneri Inzaghi po mendon që të aktivizojë sërish titullar Kristjan Asllanin.
Duke parë që Calhanoglu nuk ia del dot për këtë sfidë, Inzaghi e shikon të arsyeshme të luajë përsëri me mesfushorin kuqezi.
Ky takim do të jetë një shans tjetër për lojtarin shqiptar, për të treguar vlerat e tij.
22-vjeçari po luan sezonin e tij të 3-të në Milano, pasi u transferua në 2022-shin nga Empoli.



