spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
15:03
HomeSportManchester City në krizë, shfaqen pamje të tensioneve mes trajnerit dhe lojtarëve

Manchester City në krizë, shfaqen pamje të tensioneve mes trajnerit dhe lojtarëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tension i madh është vërejtur tek trajneri i Manchester Cityt pasi ekipi i tij nuk arriti të marr më shumë se një barazim në sfidën ndaj Brentford.

“Qytetarët” kishin kontrollin e lojës, por goli i avantazhit edhe në minutën e 66-të, me Foden që fluturimthi devijoi mjaftueshëm krosin e De Bruyne duke kaluar City-n në avantazh. Në të 78-të ishte sërish Foden që brenda në zonë përfitoi duke kompletuar “dopietën” e tij personale.

- Advertisement -

Në mënyrë të papritur, City filloi duke humbur terren dhe në minutën e 82-të, vendasin ngushtuan shifrat në 1-2.

Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 92-të, Norgaard befasoi Man.City duke i rrëmbyer një pikë në limite.

- Advertisement -

Pas javës së 21-të, Man.City mbetet në vendin e 6-të në kuotën e 35 pikëve, larg zonës Champions.

Gjatë lojës janë shfaqur foto të një tensioni të madh mesh Pep Guardiolas me Gvardiol dhe Ortega.

Te Ortega dhe Gvardiol, trajneri u shfaq mjaft i inatosur, por kur u pyet nga gazetarët, ai u mundua të sheshonte krizën brenda ekipit.

“Sa mirë që luajti(Gvardiol). Luajti një ndeshje të jashtëzakonshme. Folëm për një aksion, por e njëjta gjë dhe për Ortegën. I thashë sa mirë që luajti, sa mirë i pasoi Erling, sa i impresionuar jam veçanërisht me këto dy lojtarë”, u shpreh Guardiola në përfundim të sfidës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat