spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
02:01
HomeSportLajme të këqija për Brojën, lëndimi më i rëndë sesa mendohej

Lajme të këqija për Brojën, lëndimi më i rëndë sesa mendohej

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nuk ka fund drama për Armando Brojën.

Atëherë kur të gjithë shpresonin se “bomberi” kuqezi ishte rikthyer në nivele të larta, ishte rikthyer të luante si titullar, dy dëmtime të njëpasnjëshme e detyrojnë të “parkojë” sërish në infermieri.

- Advertisement -

Ishte e qartë se këtë herë bëhej fjalë për një dëmtim serioz, pasi Broja doli nga fusha me barelë, por stafi mjekësor i Everton priste fillimisht që t’i ulej ënjtja në kavilje për t’iu nënshtruar një skaneri të dytë.

“Mendojmë se Armando Broja do të jetë jashtë për diku 10-12 javë. Janë ligamentet e kyçit të këmbës. Ndoshta do të thotë se ka mundësi që ai të kthehet në Chelsea”, thuhet në njoftimin e klubit.

- Advertisement -

Për fat të keq, analizat e skanerit nuk ishin shumë pozitive, fakt që e konfirmoi edhe trajneri Devid Moyes në konferencë për shtyp.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat