spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
02:39
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ bashkëpunon me Dhomat e Specializuara për mundësimin e votës për ish-luftëtarët...

KQZ bashkëpunon me Dhomat e Specializuara për mundësimin e votës për ish-luftëtarët e UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është në kontakt me Dhomat e Specializuara në Hagë për organizimin e votimit për ish-ushtarët e UÇK-së.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.

- Advertisement -

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët ndodhën në Hagë. Procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së”, tha Elezi.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të këtij viti, ndërsa votimi me postë tashmë ka nisur.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat