spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
02:39
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza: Kemi një program që adreson preokupimet e qytetarëve të Kosovës

Hamza: Kemi një program që adreson preokupimet e qytetarëve të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se ka një program që adreson preokupimet e qytetarëve të Kosovës.

Ai ka theksuar se ky program është hartuar që nga momenti i kandidimit të tij dhe se synon të përmirësojë jetën e qytetarëve.

- Advertisement -

“Kemi filluar moti përgatitjet nga momenti i kandidimit tim zyrtar për kryeministër, kemi bërë shumë punë. Jemi gjatë në aktivitete në forma të ndryshme në Kosovë dhe diasporë.  Kemi punuar edhe kemi bërë një program të mirë që adreson nevojat e qytetarëve. Kemi punuar me një ekip të jashtëzakonshme brenda PDK-së.  Kam kontaktuar edhe njerëz të moshave të ndryshme jashtë PDK-së gjithandej, që të dalim me një program që i adreson preokupimet e qytetarëve”, ka thënë Hamza.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Hamza ka shtuar se është pjesë e PDK-së që nga themelimi dhe ka një ekip të gatshëm për të udhëhequr vendin.

- Advertisement -

“Unë jam pjesë e PDK-së që nga themelimi, kam qenë pjesë e të gjitha fushatave, dhe ua them me bindje se një energji e tillë, një masovitet i tillë për PDK-në, në tubimet e PDK-së, nuk është parë gjatë”, tha ai.

Ai ka theksuar se me një fushatë të mirë dhe rezultate të mira zgjedhore, PDK-ja do të udhëheqë Kosovën për një mandat katërvjeçar.

Tutje, ai ka folur për gjendjen ekonomike, duke thënë se sipas tij ajo është përkeqësuar gjatë katër viteve të fundit të qeverisjes.

“Unë jam përkrahje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, e për me pasë këtë është e pamundshme pa pasë një sektor privat të zhvilluar. Unë kam respekt e vlerësoj shumë punën e njerëzve që punojnë në sektorin privat. Ata punojnë për vete, ata paguajnë tatime, ata punësojnë njerëz, edhe paguajnë paga, dhe flas me respekt për punën e tyre”, ka thënë Hamza.

Ai ka premtuar një rritje prej 50% të pagave në sektorin publik, duke theksuar se kjo do të jetë pjesë e angazhimeve të tij për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e motivimit për punonjësit e sektorit publik.

“Jam dorëheqje më 31 dhjetor nëse nuk i rrisë pagat deri në fund të vitit, nuk e pres 1 janarin e 2026-së hiç”, ka thënë Hamza.

Hamza ka folur edhe për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai është shprehur se askush në atë listë nuk ka aktakuzë dhe sipas tij në lidhje me këtë, është një standard që është mirë të vendoset.

“Që në listën e Partisë Demokratike të Kosovës mos të ketë njerëz me aktakuza. Unë nuk e paragjykoj vendimin e gjykatave, e respektoj, e di rezymimin e pafajësisë, por megjithatë me aktakuza në listë mendoj që është një standard që është mirë me u vendos dhe tek ne asnjë nuk është që ka aktakuzë në listën e kandidatëve për deputetë”, u shpreh Hamza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat