spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
04:13
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kurti sulmon mediat pas kritikave të të moshuarit në Istog për pensionet...

Kurti sulmon mediat pas kritikave të të moshuarit në Istog për pensionet dhe rrogat e deputetëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur gënjeshtarë ata që punojnë nëpër portale e që paraqiten nëpër studio televizive.

Duke iu referuar me termin ‘rrenca’, ai ka hedhur akuza të rënda drejt mediave.

- Advertisement -

Këto akuza ai i bëri dje gjatë një takimi që pati me banorët e Istogut në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai, madje ka marrë rolin e ekspertit duke i treguar të pranishmëve se ato çka ata lexojnë, ‘nuk janë hiç lajme’.

- Advertisement -

“Kështu që kurrë ma shumë rrenca se tash nëpër portale e nëpër studio televizive s’ka pas”, ishin akuzat e Kurtit.

Në këtë formë ai ka sulmuar mediat nga një restoran në Istog.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat