spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:42
HomeKosovaArtan Nimani: Me energji të re drejt fitores së madhe më 9...

Artan Nimani: Me energji të re drejt fitores së madhe më 9 shkurt!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Artan Nimani fton qytetarët në mobilizim për një Kosovë më të fortë

storm•/KosovaZgjedh2025: Artan Nimani, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me numrin 25 në listë, mbajti një takim mbresëlënës me qytetarët e Gjakovës, në Rogovë (video-pamje)

- Advertisement -

Nimani theksoi përkushtimin e tij për të punuar pa u lodhur në forcimin e shtetit dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të qytetarëve. Ai ftoi qytetarët të mobilizohen në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se çdo votë është vendimtare për suksesin e koalicionit “Për Kosovën Fituese”, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

“Rogova ishte sot dëshmitare e një energjie të jashtëzakonshme, ku qindra qytetarë u bashkuan në përkrahje të koalicionit tonë. Pata privilegjin të marr mbështetjen tuaj të fuqishme dhe ju premtoj përfaqësim me integritet dhe përkushtim për një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar,” deklaroi Nimani.

- Advertisement -

Takimi tregoi qartë gatishmërinë për një fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme, duke përçuar një mesazh të fuqishëm të unitetit dhe angazhimit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat