spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:52
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza viziton veteranët e UÇK-së

Hamza viziton veteranët e UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarin e rizgjedhur, Hysni Gucatin.

Hamza e ka uruar Gucatin për rizgjedhjen kryetar dhe i ka ofruar bashkëpunim e mbështetje.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Ai ka thënë se kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij dhe për 50 % do ta rrisin përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së.

- Advertisement -

“Një vizitë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për t’i uruar për zgjedhjet e tyre dhe për t’i ofruar kryetarit të rizgjedhur, z. Hysni Gucati, mbështetjen e nevojshme”, ka shkruar Hamza.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe Zyra Ovale

“Kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe për 50 % do ta rrisim përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së. Kosova mundet ma mirë! Ne besojmë në këtë dhe do ta bëjmë realitet!”, ka shkruar Hamza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat