Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në rrjetin social Facebook se pjesëmarrja masive e qytetarëve në tubimet e organizuara në mbarë Kosovën, është një shenjë e qartë e refuzimit të izolimit dhe mashtrimeve.
Ai ka thënë se këta qytetarë janë forca që e shtyjnë AAK-në drejt një “Kosove fituese”, derisa ka shprehur angazhimin e tij për një Kosovë të zhvilluar dhe të fuqishme.
“137 – Kosova pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit!Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve, në tubimet tona, edhe në vendbanime më të vogla, që nga Vrella e Istogut, Drenoci i Vokshit, Hasi, Gjinoci i Suharekës, Novosella e Gjakovës, e kështu me radhë deri në çdo fshat e lagje anë e kënd Kosovës, janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin. Këta mijëra qytetarë janë forca jonë që na shtynë drejt Kosovës Fituese – 137! Jemi bashkë!”, shkroi lideri i AAK-së.



