spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:18
HomeKosovaZgjedhjet 2025Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga partitë politike mbrojtjen e të...

Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga partitë politike mbrojtjen e të dhënave personale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga partitë politike mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këtë thirrje, thuhet se vitet e kaluara kjo agjenci kishte pranuar ankesa të adresuara nga qytetarët ndaj partive politike, për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve në mënyrë të paautorizuar.

- Advertisement -

“Në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit, përkatësisht mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, Agjencia për Informim dhe Privatësi në vitet e fundit ka pranuar ankesa të adresuara nga qytetarët ndaj partive politike për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve në mënyrë të paautorizuar, duke aplikuar marketingun e drejtpërdrejtë, të cilat raste, janë trajtuar përkitazi me ligjin”, thuhet tutje aty.

Kjo agjenci ka kërkuar nga partitë politike të mos ekspozojnë të dhënat personale gjatë komunikimit nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjet telefonike, pa pëlqim paraprak.

- Advertisement -

“Për të siguruar zbatimin e ligjit, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe njëkohësisht për të shmangur çdo veprim të agjencisë kundrejt partive politike dhe subjekteve të përfshira në procesin e fushatës elektorale, kërkojnë nga partitë politike zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve duke mos ekspozuar të dhënat personale gjatë komunikimit nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjet telefonike, pa pëlqim paraprak”, thuhet në kërkesën e kësaj agjencie, drejtuar partive politike.

Kjo agjenci ka ofruar bashkëpunim me subjektet politike për të siguruar respektimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, derisa kanë bërë thirrje që çdo informacion personal i mbledhur gjatë procesit të regjistrimit të votuesve, për realizimin e komunikimit me qytetarët gjatë aktiviteteve të fushatës zgjedhore, të përdoret në përputhje me kërkesat ligjore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat