Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka treguar se cilat janë 10 prioritetet e tij nëse ai arrin të bëhet kryeministër.
Ai ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në NATO, rritjen ekonomike deri në 7 për qind, 1 miliard euro për bizneset e reja dhe ato prodhuese-eksportuese.
- Advertisement -
Këto janë 10 prioritetet e Haradinajt:
- Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE.
- Rritje ekonomike deri në 7 %.
- 1 Miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese.
- Pagë mesatare 1000 dhe pensione mbi 500 euro.
- Buxhet për përmbylljen e projekteve rrugore që kanë mbetur në gjysmë dhe autostradën e Dukagjinit.
- 1500 MW energji e prodhuar në Kosovë.
- Qendra Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji.
- 6 % e GDP për edukim e arsim – reformë e thellë e sistemit shëndetësor.
- Mërgata pjesë e vendimmarrjes e me status të investitorëve strategjikë.
- Pension pa shkëputje nga puna për çlirimtarët.



