spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:13
HomeKosovaZgjedhjet 2025Opozita gojën plotë për drejtësinë, por shkel ligjin e dënohet me mijëra...

Opozita gojën plotë për drejtësinë, por shkel ligjin e dënohet me mijëra euro

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa është duke pasur jashtëzakonisht shumë punë në fushatën e këtij viti për zgjedhjet e përgjithshme.

Pavarësisht se partitë kryesore janë dënuar më mijëra euro, të njëjtat po vazhdojnë të shkelin dispozitat ligjore, e për pasojë po u shqiptohen gjoba të majme.

- Advertisement -

Përpos partisë në pushtet, më mirë nuk janë as ato në opozitë.

Partia më e madhe opozitare, PDK është dënuar me 8 mijë euro në dy raste të ndryshme.

- Advertisement -

Dy deputetet e saj, Blerta Deliu dhe Ariana Musliu-Shoshi, publikuan nga një video nga Kuvendi i Kosovës.

Kjo sipas PZAP bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet.

Partia Demokratike e Kosovës është dënuar 4 mijë euro pasi kandidatja për deputete Blerta Deliu ka publikuar një video nga Kuvendi i Kosovës, në të cilën ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Zgjedhja e vendit se ku do bëhej video ishte në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet.

LVV ishte ankuar edhe për një rast tjetër kundër PDK-së, por se e njëjtë i ishte refuzuar nga PZAP.

Të njëjtin veprim e kishte për edhe deputetja tjetër, Ariana Musliu – Shoshi, dhe për të njëjtën pasoi dënimi prej 4 mijë eurosh.

Ndërkohë, LDK u dënua me 3500 euro për vendosjen e posterëve në hapësirat publike që ndalohen me ligj nga një kandidate për deputete.

Me po aq euro është dënuar edhe koalicioni AAK-Nisma.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat