spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:41
HomeKosovaZgjedhjet 2025Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit kërkon angazhim në mbrojtjen e votës së...

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit kërkon angazhim në mbrojtjen e votës së lirë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, prokuroren nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula, kanë mbajtur takim me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në vend ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë si dhe Menaxheri i projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, në kuadër të sistemit prokurorial, Besim Kusari.

Kelmendi në këtë takim ka kërkuar angazhim të shtuar lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.

- Advertisement -

“Në këtë takim, U.D. Kryeprokurori Kelmendi kërkoi nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Pula dhe kryeprokurorët e prokurorive angazhim të shtuar lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua për koordinimin në mes të prokurorive dhe Koordinatores Nacionale lidhur me të gjitha aktivitetet e Prokurorit të Shtetit që do të ndërmerren në rast se do të ketë cenim të procesit zgjedhor, si dhe duke përfshirë edhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet tjera ligjzbatuese në veçanti me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se kanë pranuar informata lidhur me dy raste të dyshuara në drejtim të veprës penale “Cenim i fshehtësisë së votimit” dhe se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i zhvilluar hetimet.

- Advertisement -

“Në këtë takim të pranishmit u informuan nga Koordinatorja Pula, se pas pranimit të informatave lidhur me dy raste të dyshuara në drejtim të veprës penale ,,Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i zhvilluar hetimet”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim u ritheksua se Prokurori i Shtetit do të vazhdojë të trajtojë secilin rast me urgjencë dhe brenda afateve ligjore.

Tutje, u tha se Prokurori i Shtetit ka ftuar qytetarët të cilët kanë apo mund të kenë informata se në çfarëdo mënyre po cenohet fshehtësia e votës apo çfarëdo veprimi tjetër i ndërmarrë që bie në kuadër të veprave penale kundër të drejtës së votimit, t’i raportojnë ato tek Prokurori i Shtetit apo tek Policia e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat