spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:48
HomeTeknologjiMeta sjellë një ndryshim të madh për përdoruesit e WhatsApp

Meta sjellë një ndryshim të madh për përdoruesit e WhatsApp

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Meta ka njoftuar se brenda pak muajsh, statuset tuaja të publikuara në WhatsApp, mund t’i ndani edhe në Facebook dhe Instagram.

Shtimi i llogarisë suaj WhatsApp në Qendrën e Llogarive Meta do të jetë opsionale, pra varet nga dëshira juaj.

- Advertisement -

Por nëse vendosni ta bëni atë, atëherë mund të kontrolloni se si dhe ku dëshironi të postoni statuset tuaja të WhatsApp – qoftë në Historinë tuaj në Facebook, në Historinë tuaj në Instagram ose në të dyja.

Qendra e llogarive ju lejon gjithashtu të identifikoheni në aplikacione të shumta në pronësi të Meta me të njëjtën llogari.

- Advertisement -

Dhe në të ardhmen, Meta planifikon të shtojë aftësinë për të menaxhuar avatarët, ngjitësit e Meta AI dhe krijimet tuaja Imagine Me në një vend përmes Qendrës së Llogarive për të gjitha aplikacionet Meta.

Meta vëren se shtimi i WhatsApp në Qendrën e Llogarive nuk e ndryshon faktin që mesazhet dhe thirrjet tuaja WhatsApp janë ende të mbrojtura nga kriptimi nga fundi në fund, që do të thotë se “askush tjetër, madje as WhatsApp apo Meta, nuk mund të lexojë ose dëgjojë ato”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat