Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një çështje jetike që nuk mund të shtyhet më tej.
Ai ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesën e angazhimit të duhur gjatë mandatit qeverisës, duke theksuar se Kosova duhet të jetë pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, pa vonesa dhe pa premtime boshe.
“Përderisa disa vazhdojnë me fjalë të bukura, duke tjetërsuar vetën dhe duke manifestu një fitore të re që ajo e kaluara nuk sjelli rezultatet që gjithë pritën, Kosova po humbet mundësi që do të na mundësonin të forcojmë pozitat tona si komb. NATO është garancia jonë për paqe dhe siguri, dhe ky proces nuk mund të mbetet më një premtim i pastër,” tha Haradinaj në një tubim elektoral në Prishtinë.



