Kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti ka vazhduar fushatën e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit, ku destinacion i radhës ka qenë nëndega e LDK-së, ‘‘Kodra e Dëshmorëve’’, në Gjilan.

Ai ka thënë se takimet me nëndegë po shndërrohen në tubime madhështore, ku edhe ka prezantuar projektet kryesore për Gjilanin.

Postimi i plotë:
Nëndega ‘Kodra e Dëshmorëve’ në Gjilan ishte destinacioni ynë i radhës. Në gjithë madhështinë e takimit, që tani në nivel të nëndegëve po na shndërrohen në tubime madhore, prezantova projektet kryesore për Gjilanin.
Nga Stadiumi i Futbollit, tek Autostrada e Anamoravës – deri te Dheu i Bardhë; mësimi tërëditor, e deri te investimi 10 milionësh në Spitalin Rajonal me qëllim të transformimit të tij në një qendër të ekselencës!
Frymë!
Frymë e madhe gjithandej!
Vazhdojmë në Degën 2 në Prishtinë e në mbrëmje në tubimin e zjarrtë në Batllavë në Podujevë!
Lutë, e kandidatë, ju faleminderit për gjithë punën!



