spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
06:54
HomeRajoniShqipëriaDënohet një kryetar komune për korrupsion gjatë zgjedhjeve

Dënohet një kryetar komune për korrupsion gjatë zgjedhjeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 1 vit burg kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Po ashtu, GJKKO vendosi që Memollës t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

- Advertisement -

Në një deklaratë të shkurtër para ambienteve të SPAK-ut, Memolla u shpreh se do e ankimojë vendimin e GJKKO-së. Ai tha se do të presë zbardhjen e vendimit ndaj tij para se të prononcohet më tej për dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut.

“Do presim të zbardhet vendimi. Do ndjekim procedurën ligjore dhe do ankimojmë vendimin.

- Advertisement -

Do presim të zbardhet vendimi dhe do të kemi një deklaratë më të qartë”, deklaroi Memolla për mediet.

Memolla akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, pasi në një video të bërë publike, Memolla, asokohe kandidat në zgjedhje me Partinë Socialiste, i kërkonte një elektricisti për të mos i ndërprerë energjinë një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij.

Memolla u paraqit në GJKKO 4 orë më parë, i shoqëruar nga avokati i tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat