spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
23:54
HomeSportCilët janë lojtarët që klubi italian kuq e zi ua ka mbyllur...

Cilët janë lojtarët që klubi italian kuq e zi ua ka mbyllur derën?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Milan mori sot një fitore me shumë vuajtje ndaj Parma-s me rezultatin 3-2.

Kuqezinjtë bënë përmbysjen e madhe në minutat shtesë me Reijnders (92′) dhe Chukwueze (95′).

- Advertisement -

Ndërkohë, drejtuesit e kuqezinjve janë në përfundim të rregullimit të skuadrës për gjysmën e mbetur të sezonit, duke qenë se java që vjen është edhe afati i fundit i merkatos së janarit, 31 janar.

Mediat italiane raportojnë se te paktën 4 lojtarë do të largohen nga Milan-i javën që vjen. Luka Jovic, sulmuesi serb pritet të transferohet te Monza.

- Advertisement -

Strahinja Pavlovic po ashtu është drejt largimit.

Qendërmbrojtësi serb u kërkua nga Fenerbahce në formë huazimi, por u refuzua nga Milan.

Për 23-vjeçarin ka interes të madh nga Stuttgart, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për serbin.

Edhe pse shënoi golin e fitores sot ndaj Parma-s, Samuel Chukwueze pritet të largohet nga kuqezinjtë.

Destinacioni i ri me shumë mundësi do jetë Arabia Saudite, por ende nuk bëhet i ditur ekipi.

I fundit që pritet ta mbyllë me kuqezinjtë është Noah Okafor.

Drejtuesit e Milan-it shpresojnë që këtë herë të mos ketë probleme siç ndodh pak ditë më parë kur dështoi transferim te Leipzig.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat