spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
04:56
HomeBotaEvropa80 vjet nga çlirimi i kampit Auschwitz, Osmani merr pjesë në përkujtim

80 vjet nga çlirimi i kampit Auschwitz, Osmani merr pjesë në përkujtim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot do të përkujtohet 80-vjetori i çlirimit të kampit të përqendrimit dhe shfarosjes naziste të Auschwitz.

Në këtë ceremoni krahas liderëve botërorë merr pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila dje ka udhëtuar për Poloni.

- Advertisement -

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë ceremonisë, në përkujtim të viktimave të Holokaustit, me pjesëmarrësit do të ndahen rrëfimet prekëse të dy të mbijetuarve nga kampi i Auschwitz, duke rikujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore.

“Auschwitz është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, për t`i kujtuar viktimat dhe për ta nxitur botën që të angazhohet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e tmerreve të tilla”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Presidenca e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat