spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
01:56
HomeSportMbappe apo Ronaldo?

Mbappe apo Ronaldo?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shumëkush ishte skeptik për ardhjen e sulmuesit francez Kylian Mbappe tek skaudra e Real Madrid.

I shumë kritikuar nga tifozët e PSG, vetë sulmuesi ishte i bindur në fakt se mbretërorët ishin skuadra e duhur për vijimin e karrierës për të dhe në fakt deri tani numrat po i japin të drejtë atij.

- Advertisement -

2025 e ka gjetur Mbappe një terminator të vërtetë. 8 gola në 8 ndeshje deri tani, 22 gjithsesj këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Me numrin 9 mbi shpinë, njësoj si ish “ylli” i kësaj skuadre Cristinao Ronaldo, “Marca” ditën e sotme madje ka shkuar më tej, duke i vënë në krahasim numrat e francezit me atë të CR7 në vitin e tij të parë me Los Blancos.

- Advertisement -

Në sezonin e tij të parë, në 2009-2010, Cristiano e mbylli sezonin në kuotën e 33 golave.

Por sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Mbappe me ritmin e realizimeve deri më tani, ku sapo kemi hyrë në gjysmën e dytë të sezonit, do të ketë shumë gjasa që ai ta parakolojë portugezin sa I takon golave të shënuar në sezonin e parë si futbollist i merengues.

Evolucioni i Kylian Mbappe nën udhëheqjen e Ancelottit është mëse i dukshëm.

Real Madrid duket se ka gjetur më në fund pasuesin e CR7 në skuadër.

Portugezi la një trashëgimi golash e trofesh në Madrid, por Mbappe është në rrugën e duhur, me francezin që i ka të gjitha kartat në rregull, për të bërë edhe më mirë se sa Ronaldo, të paktën ky sezon i parë, po i jep të drejtë sulmuesit të “gjelave”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat