spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
21:15
HomeSiguriaPoliciaZbulohet laboratori për prodhimin e pasaportave e letërnjoftimeve false

Zbulohet laboratori për prodhimin e pasaportave e letërnjoftimeve false

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara nën logot e shumë shteteve.

Ky zbulim erdhi pas ndalimit të një automjeti më 24 janar në Prishtinë, ku u gjetën dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës.

- Advertisement -

Shoferi me inicialet (F.K.) u arrestua dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

- Advertisement -

“Pas hetimeve intenzive, u zbulua një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë. Në bastisje u sekuestruan dëshmi relevante, makina laserike, printerë, mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës. Ky rast po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar” nga Prokuroria Speciale”, thuher në njoftimin e policisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat