spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:41
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku: Kosova ka nevojë për një drejtim të ri

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për një drejtim të ri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur në Suharekë tha se qytetarët anekënd Kosovës po tregojnë se nuk do ta pranojnë ngecjen dhe dështimin e shtetit.

Sipas tij, qytetarët janë rreshtuar me LDK-në për ndryshimin e madh që është domosdoshmëri për të ardhmen e vendit.

- Advertisement -

“Qytetarët anekënd Kosovës po tregojnë se ata nuk do ta pranojnë ngecjen dhe dështimin e shtetit, dhe se janë rreshtuar me LDK-në për ndryshimin e madh që është domosdoshmëri për të ardhmen e vendit! Kosova ka nevojë për një drejtim të ri, prandaj ky mobilizim nuk është i rastësishëm – është fryma e një lëvizjeje që po përfshin gjithë vendin, në çdo qytet e fshat, në çdo lagje e shtëpi”, ka thënë Abdixhiku.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat