spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
00:17
HomeSiguriaPoliciaNjë 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur në një prej moteleve të Komunës së Gjilanit.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Gjilanit, duke treguar se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë dhe kanë konstatuar vdekjen.

- Advertisement -

“Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jetë”, ka thënë për media Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Ai tutje ka thënëse me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

- Advertisement -

“Hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, ka deklaruar ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat