spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:20
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku nga Vitia: Edhe këtu po shihet se ndryshimi është afër

Abdixhiku nga Vitia: Edhe këtu po shihet se ndryshimi është afër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nga sheshi i mbushur i komunës së Vitisë me përkrahës të vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për katër vitet e ardhshme, kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku e nisi fjalimin me një mesazh plot optimizëm.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti që thotë "ν LDK 124 12 Lumir Ale AblixhiAu dixhi 124 Abdishihu LOK"

- Advertisement -

Nga atje, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se edhe në këtë komunë po shihet qartë se “ndryshimi është afër”.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe turmë

- Advertisement -

“Është vërtetë kënaqësi e veçantë që pas tubimeve madhështore që po i kemi në çdo qytete, vazhdojmë me një tubim tjetër të madh edhe në Viti dhe po shihet shumë qartë edhe këtu, në shtëpinë e kahmotshme besnike të LDK-së, se ndryshimi tashmë afër. Po e dëshmon ky masivitet i madh në ditën e sotme”, tha Abdixhiku.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe turmë

Postimi i plotë:

Këtë ditë të bukur me diell e filluam me tubimin tonë në Sheshin e Qytetit të Vitisë! ☀️📍

Sokol të lumtë!

Një tubim i jashtëzakonshëm, një atmosferë e fuqishme, dhe një mesazh i qartë: 9 shkurti është dita kur Kosova nis kapitullin e ri!

Ky është rikthimi historik i Lidhjes Demokratike! 🔥

Për fitore, dhe asgjë më pak! ✌️

Qytetarët gjithandej vendit duan zhvillim, duan mbështetje për ekonomitë lokale, duan investime në infrastrukturë, dhe duan një të ardhme që u garanton mundësi, jo pengesa. Dhe këtë mund ta sjellë vetëm LDK-ja me programin ‘Rruga e Re’, dhe me ekipin tonë profesionist e të përkushtuar!

Investimet që kemi paraparë në bujqësi, infrastrukturë, teknologji moderne dhe shërbime publike do ta bëjnë Kosovën model të zhvillimit ekonomik në rajon. Do t’i mbështesim fermerët, do ta ndërtojmë infrastrukturën rrugore, dhe do të krijojmë mundësi të reja për rininë e vendit!

Nuk do të lejojmë që Kosova të mbetet peng i stagnimit, krizave të njëpasnjëshme dhe mungesës së vizionit qeverisës. Vendi ynë meriton më shumë, dhe ne e kemi planin e qartë për të ardhmen.

Falemnderit Sokol për organizimin madhështor, dhe suksese kandidatëve tonë nga Vitia: Sokol Haliti, Marigona Geci, Vjollca Zejnullahu dhe Lumbardh Salihu.

Ndryshimi është afër!

Shihemi në fitoren e madhe me 9 shkurt!

#LDK124

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat