spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
07:24
HomeMuzikë“Sofra Çame”, koncert i veçantë me tematikë Çamërinë, organizohet në Sarandë

“Sofra Çame”, koncert i veçantë me tematikë Çamërinë, organizohet në Sarandë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Sofra Çame”: ky ishte titulli i performancës artistike që u dha mbrëmjen e së shtunës në sallën e Bashkisë së Sarandës, me pjesëmarrje të një publiku me përkatësi nga komuniteti i Çamërisë dhe miq të tyre të shumtë në qytet.

Përmes kësaj veprimtarie u shpalos pasuria folklorike, këngët e vallet karakteristike, kostumet e shumëllojshme dhe tradita po kaq e pasur me rite tradicionale të kësaj krahine.

- Advertisement -

Organizimi i këtij koncerti ishte plotësim i një detyrimi  ndaj njerëzve të krahinës së Çamërisë dhe ndaj traditës folklorike dhe patriotike të saj.

Emocion të veçantë krijuan vajzat artiste që inskenuan ninullën e djepit, ritin e qerasjes së mikut, interpretimin e valles me  tumane të kuqe etj.

- Advertisement -

Në performancën artistike gjithashtu ishin pjesë organike pjesët filmike që ndriçuan figura si ajo e Hasan Tahsinit, Bilal Xhaferit etj. Bukur erdhi edhe realizimi i Valles së Osman Takës, por edhe performancat me lulet identifikuese të kësaj krahine, si: borziloku, manxurana dhe Trëndafili i Çamërisë, tha mes të tjerave Sildi Koqini një nga organizatoret e “Sofrës Çame” në Sarandë.

Koncerti “Sofra Çame” ishte ndërkaq edhe një prezantim i motiveve dhe ngjyrave në kostumet e krahinës, të cilat u porositën dhe  kompletuan për moshat rinore e fëminore, falë donatorit Proletar Hasani, raporton balkanweb.

“Sofra Çame” ishte një koncert shumë i vlerësuar edhe për faktin që protagonistë të saj u bënë të rinj e të reja dhe fëmijë, që vazhdojnë t’i japin jetë folklorit të mrekullueshëm të Konispolit dhe gjithë Çamërisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat