spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
23:54
HomeSportHolandezi merr vendimin për të ardhmen e tij në klubin anglez

Holandezi merr vendimin për të ardhmen e tij në klubin anglez

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prej kohësh përflitej se Kevin De Bruyne do të largohej nga Manchester City, por duket se dëshira e belgut është të qëndrojë.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, mesfushori është i hapur për të rinovuar kontratën e tij, e cila skadon në muajin Qershor të këtij viti.

- Advertisement -

De Bruyne dëshiron të jetë pjesë e City-t edhe për vitet e ardhshme, prandaj po pret një ofertë për të zgjatur bashkëpunimin.

32-vjeçari ka qenë futbollist kyç në formacionin e Pep Guardiolës gjatë viteve të fundit, ku u kthye edhe në një nga lojtarët më të mirë në botë për pozicionin e tij.

- Advertisement -

De Bruyne u përfol për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite ose SHBA, por duket se belgu tashmë ka ndryshuar vendimin.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat