spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
13:11
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj: Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror

Haradinaj: Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka thënë se Deçanin do ta bëjnë adresë ballkanike të turizmit dimëror.

“Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror – me Kosovën Fituese 137. Deçani, xhevahiri i turizmit malor, është ndër qytetet e rralla që rrethohet me bjeshkë që i kanë terrenet më të përshtatshme për sportet dimërore. Do të investojmë dhe do ta shndërrojmë këtë zonë në adresë ballkanike të turizmit.”

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i turmë

Ai ka shtuar se turizmi dhe bujqësia mund të bëhen shtylla të zhvillimit ekonomik të komunës.

- Advertisement -

“Turizmi dhe bujqësia mund të bëhen shtylla të zhvillimit ekonomik të Komunës, e për realizimin e të cilave do ta ketë edhe dorën e Shtetit.  Studentët do të kenë bursa, rinia mbështetje financiare pa kthim nga Shteti për të fillur biznese të vogla, bujqit trefishim të subvencioneve, bizneset partneritet e lehtësira për rritje të biznesit. Rrymën do ta prodhojmë vet dhe nuk do të lejojmë të na e caktojë çmimin mafia energjetike”.

Mund të jetë një imazh i turmë dhe teksti që thotë "νονT 3 NOSOVEN PITUESE ST 5 S B 137 EDUKIM ÇLIRIMTARET DIASPORA"

Haradinaj premtoi edhe ulje të çmimit të energjisë.

“Energjia nuk do të jetë malli më i shtrenjtë. Do ta ulim çmimin për 20 përqind. Por për tu zhvilluar, së pari duhet të kemi siguri, e kjo arrihet vetëm duke qenë krejt Kosova në NATO. 137 për Kosovën Fituese, o sot o kurrë!”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat