spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:08
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj mban tubim në Junik

Haradinaj mban tubim në Junik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi të tubimit që ky koalicion e mbajti në Junik.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe Zyra Ovale

- Advertisement -

Ai shkroi në një postim në profilin e tij në “Facebook” se në këtë komunë kanë në plan t’i vazhdojnë investimet infrastrukturore dhe investimet për zhvillimin e turizmit.

Mund të jetë një imazh i 1 person, ndriçimi dhe turmë

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Vazhdojmë në Junik – për Kosovën Fituese 137

Në Junik do të vazhdojmë investimet infrastrukturore dhe investimet për zhvillimin e turizmit.

Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi dhe do të ndajmë grante pa kthim për të rinjtë që hapin biznese.

Pensione jo më të vogla se 500, e paga mesatare mbi 1000 euro.

Bursa për të gjithë studentët, si në universitete publike ashtu edhe në ato private.

Energji elektrike 24 orë, me çmim të paktën 20 përqind më të lirë.

Ishim bashkë me junikasit që nga dita e parë e themelimit të komunës. Sonte u dëshmua vazhdimësia, me përkrahjen e tyre madhështore për vizionin e Kosovës Fituese.

Junik, faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme.

Për Kosovën Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat