spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
22:26
HomeSportZbulohen pesë transferimet që Djajtë e Kuq po synojnë ti bëjnë këtë...

Zbulohen pesë transferimet që Djajtë e Kuq po synojnë ti bëjnë këtë verë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Manchester United po planifikon të nënshkruajë me pesë lojtarë të lirë këtë verë, sipas disa raportimeve.

Ruben Amorim e përforcoi ekipin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit duke transferuar Patrick Dorgu dhe Ayden Heaven.

- Advertisement -

Dorgu iu bashkua Unitedit nga Lecce për 30 milionë euro, ndërsa Heaven erdhi nga Arsenali.

Amorim pritet që të bëjë disa përforcime edhe gjatë verës gjithashtu, sapo të rihapet afati i transferimeve. Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Fichajes, ‘Djajtë e Kuq’ kanë identifikuar pesë lojtarë të cilët do të mbesin pa kontrata, për të rinovuar ekipin e Amorim.

- Advertisement -

Gjithnjë sipas raportit, drejtuesit e gjigantit anglez kanë vërë syrin tek Jonathan David, Leroy Sane, Jonathan Tah, Angel Gomes dhe Dominic Calvert-Lewin.

Sa i përket David, sulmuesi kanadez ka realizuar 104 gola për Lille ku 20 prej tyre i ka shënuar deri më tani këtë sezon.

Megjithatë, ai nuk është sulmuesi i vetëm në listën e dëshirave të United, pasi ekziston mundësia edhe e afrimit të Calvert-Lewin.

Calvert-Lewin, ka pasur vështirësi që të ketë konsistencë tek Evertoni, por ka shënuar 16 gola në kampionat gjatë sezonit 2020/2021. Leroy Sane i cili më parë ka luajtur në Ligën Premier tek Manchester City, është një tjetër emër në radarin e Unitedit.

Gomes në anën tjetër është lidhur me një rikthim në ‘Old Trafford’ pasi më parë kishte qenë pjesë e akademisë së tyre.

Për fund, Jonathan Tah si një mbrojtës me eksperiencë të madhe po shihet si një opsion i mirë për klubin pasi do të përshtatej lehtë në sistemin e lojës së Amorim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat