Në Gjinoc të Suharekës ka ndodhur një aksident mes një kamioni dhe një furgoni, ku mbetën të lënduar tre persona, dy nga ta me lëndime serioze.
Lajmin për media e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 11.02.2025, rreth orës 15:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Prizren-Suharekë, konkretisht në Fshatin Gjinoc, ku ishin të përfshira dy automjete, një kamion i rëndë dhe një kamionetë”, njoftoi Bytyqi.
Bëhet e ditur se si pasoj e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Policia është duke hetuar aksidentin, është njoftuar edhe prokurori kujdestar.



