spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:43
HomeEkonomiDogana e Kosovës njofton për transportin e mallrave për në BE

Dogana e Kosovës njofton për transportin e mallrave për në BE

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dogana e Kosovës ka pranuar një njoftim zyrtar nga Bashkimi Evropian në lidhje me rregullat e reja të transportit të mallrave për në BE apo përmes BE-së.

Në njoftimin e doganës thuhet se sistemi i ri, i quajtur Import Control System 2 (ICS2), do të fillojë të zbatohet nga 1 prilli i këtij viti.

- Advertisement -

“Dogana e Kosovës ka pranuar një njoftim zyrtar nga Bashkimi Evropian (BE) – DG TAXUD, në lidhje me rregullat e reja të transportit të mallrave për në BE apo përmes BE-së. Sistemi i ri, i quajtur Import Control System 2 (ICS2), do të fillojë të zbatohet nga 1 Prilli 2025”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

📢 Njoftim i rëndësishëm për transportuesit dhe bizneset në Kosovë

Dogana e Kosovës ka pranuar një njoftim zyrtar nga Bashkimi Evropian (BE) – DG TAXUD, në lidhje me rregullat e reja të transportit të mallrave për në BE apo përmes BE-së. Sistemi i ri, i quajtur Import Control System 2 (ICS2), do të fillojë të zbatohet nga 1 Prilli 2025.

Ky sistem synon të përmirësojë sigurinë dhe mbikëqyrjen doganore të BE-së për mallrat që hyjnë në territorin e saj. Sipas kërkesave të reja, të gjithë transportuesit hekurudhorë dhe rrugorë do të duhet të deklarojnë të dhënat e mallrave në para-arritje, përmes Deklaratës së Plotë të Përmbledhjes së Hyrjes (ENS).

Kjo ndryshim është me rëndësi të veçantë për bizneset dhe transportuesit në Kosovë që operojnë me BE-në. Ju lutemi të njiheni me detajet e plota dhe të ndiqni udhëzimet e nevojshme për të qenë të përgatitur për këtë tranzicion.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat