spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
12:52
HomeSiguriaPoliciaDigjet diskoteka “Gate Club”, Policia jep detajet

Digjet diskoteka “Gate Club”, Policia jep detajet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Diskoteka “Gate Club” kaplohet nga një zjarr i madh, objekti digjet plotësisht për shkaqe ende të panjohura.

Raportohet se janë shkaktuar dëme të mëdha dhe zjarrfikësit që nga orët e para të mëngjesit ndodhen në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

Bazuar në informacionet e para, zjarri është lokalizuar dhe situata është vënë nën kontroll – ndërsa fatmirësisht s’ka persona të lënduar.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për këtë ngjarje.

- Advertisement -

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se rreth orës 05:15, është pranuar informata se në rrugën “Epiri” në Prishtinë, një lokal është përfshirë nga zjarri.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes”, ka thënë Borovci.

Ndryshe, Policia e Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat