spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:08
HomeBotaAmerika“Trump dhe familja e tij keqperdorin finaciarisht mbështetësit”?

“Trump dhe familja e tij keqperdorin finaciarisht mbështetësit”?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Trump dhe familja e tij në fokus për përpjekjet e shfrytëzimit financiar të përkrahësve për zgjedhjet e Nentorit 2024

Storm/SHBA: Rachel Maddow, një komentatore politike e famshme e rrjetit televiziv amerikan MSNBC, ka akuzuar ish-presidentin Donald Trump dhe familjen e tij për vazhdimin e skemave financiare dhe përpjekjeve për të fituar para nga përkrahësit e tij.

- Advertisement -

Maddow theksoi se pothuajse çdo ditë shfaqen iniciativa të reja, si monedha përkujtimore të Trump-it apo kriptomonedha të reja të emërtuara sipas tij. Ajo përmendi gjithashtu përfshirjen e Melania Trump në aktivitete publike për të cilat paguhet personalisht qindra mijëra dollarë dhe përpjekjet e nuses së djalit të Trump për të nisur një karrierë muzikore.

Sipas Maddow, asnjë nga këto aktivitete nuk po kontribuon në fushatën e Trump-it apo Partinë Republikane, por shërbejnë thjesht si burime të ardhurash për familjen Trump. Maddow e krahasoi këtë situatë me atë që do të ndodhte nëse Kamala Harris po niste një skemë hipotekare për përfitime personale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat