spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
20:48
HomeSportGuardiola flet për De Bryne dhe Haaland para ndeshjes me Liverpool

Guardiola flet për De Bryne dhe Haaland para ndeshjes me Liverpool

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Josep Guardiola, trajneri i Manchester City, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Liverpool-it, duke bërë edhe një përditësim mbi gjendjen fizike të Erling Haaland: “Do ta mësojmë para ndeshjes. Ndoshta jam optimist, por nuk e di ende. Do të bëjë një test të shtunën”.

“Nuk jemi në një moment të keq. Përveç Real Madridit, që ishte një skuadër më e mirë se ne, për shumë vite në Champions League, kam ndjerë se mund të konkurronim me çdo ekip. Pavarësisht nëse kualifikoheshim apo eliminoheshim, ne gjithmonë ishim aty. Këtë sezon jo, duhet ta pranojmë realitetin. Në Premier League kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, edhe kur humbëm 5-1 kundër Arsenalit. Do të thoja se luajtëm vërtet mirë për 60 minuta, përveç pesë minutave të para kur pësuam gol dhe i dhamë një tjetër mundësi kundërshtarit. Pjesa tjetër ishte e mirë”.

- Advertisement -

Pse De Bruyne nuk luajti kundër Real Madridit?

“Ishte një vendim imi. Sigurisht që mund të luajë në ndeshjet e rëndësishme, luajti kundër Real Madridit në shtëpi. Raporti im me të është i jashtëzakonshëm. Nuk mund t’i jem më mirënjohës për gjithçka që ka bërë për mua, për skuadrën, për të gjithë. Ishte thjesht një vendim imi që nuk luajti në Madrid. Zakonisht nuk ua shpjegoj lojtarëve, jo vetëm Kevin, pse nuk luajnë. As ata nuk më pyesin kur vendos t’i aktivizoj. Vendos bazuar në atë që shoh. Nuk është kurrë personale, nuk zemërohem kurrë. Edhe Jeremy Doku nuk luajti, ndeshja e tij e fundit ishte kundër Ipswich, ku luajti në mënyrë të jashtëzakonshme, pastaj u dëmtua. Për mënyrën se si duhet të luajmë tani, për shkak të mungesave, kemi nevojë për një ndeshje me më shumë kontroll dhe jo kaq shumë lëvizje lart e poshtë. Nuk ka asgjë personale, thjesht marr vendime dhe kaq”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat