spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
20:46
HomeSiguriaPoliciaPlagosje me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, Policia ofron detajet

Plagosje me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, Policia ofron detajet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person ka mbetur i plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri mbrëmë në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.

I plagosuri është dërguar në QKUK, ndërsa për dy të dyshuarit e këtij rasti, policia tha se kanë ikur nga vendi i ngjarjes,

- Advertisement -

Policia rastin e ka cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Rr. Isa Boletini  Prishtinë 21.02.2025-19:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK. Sipas dëshmitarëve, të dyshuar janë dy persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh.

- Advertisement -

Për gjendjen e të plagosurit mbrëmë kanë folur nga QKUK-ja.

Shefi dhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas doktorit, atij i janë pastruar katër plaga që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat