Partia Demokratike në Shqipëri do t’u rikthehet protestave.
Storm/Shqipëria: E radhës është të hënën me 7 tetor nga ora 18:00, ku qytetarët janë ftuar për të marshuar drejt Tiranës. Përmes një spoti televiziv PD ka thënë se motoja e protestës është nisja e Mosbindjes Civile me qëllim formimin e një qeverie teknike asnjënëse që mbikqyrë zgjedhjet e ardhshme për të siguruar barazinë dhe lirinë e tyre.
PD kërkon gjithashtu lirimin e Sali Berishës edhe të deputetit Salianji.
“Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit. Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për ti treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!”, ka shkruar deputeti i kësaj partie Gazment Bardhi.