spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
21:41
HomeSportMjeku jep lajmin e rëndë për Brojën

Mjeku jep lajmin e rëndë për Brojën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, nuk pritet të rikthehet në fushën e lojës para javës së dytë të marsit.

Ky është vlerësimi i mjekut britanik Rajpal Brar, i cili në një analizë për Goodison News ka shpjeguar se dëmtimi i tij kërkon një periudhë të gjatë rikuperimi.

- Advertisement -

Sipas Brar, Broja ka pësuar një këputje të shumëfishtë të ligamenteve të kyçit, një dëmtim që kërkon një rehabilitim të kujdesshëm dhe metodik.

Për më tepër, fakti që ai ka humbur një periudhë të gjatë në rikuperimin nga dëmtimi i mëparshëm e bën procesin edhe më kompleks.

- Advertisement -

“Me dëmtimet e këmbës dhe kyçit është e vështirë të përcaktosh shtrirjen e lëndimit në ditët e para. Plani i rikuperimit ndryshon në varësi të reagimit të lojtarit. Rikthimi i tij në fushë nuk pritet para javës së dytë të marsit. Duket se ai ka pësuar një këputje të plotë të shumëfishtë të ligamenteve të kyçit, që do të thotë se është një rrugë e gjatë për rikuperim, plus ai ka humbur një periudhë të ndjeshme duke u kthyer nga dëmtimi i mëparshëm”, tha Brar.

Largimi i tij nga fusha prej gati një muaj e gjysmë ka ndikuar në formën dhe vazhdimësinë e tij me skuadrën, por objektivi kryesor mbetet rikuperimi i plotë për të shmangur dëmtimet e përsëritura.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat